Ju zbulojmë recetën që trupin tuaj e bën të duket i përsosur

  • 22 May 2018 - 19:01
Ju zbulojmë recetën që trupin tuaj e bën të duket i përsosur

Derisa ta pini këtë lëng, është me rëndësi që gjatë kësaj periudhe kohore mos të konsumoni ëmbëlsira dhe yndyrat. Një nutriciste e njohur amerikane, që është autore e dietës për bark të rrafshët, thotë se mund të humbni deri dhjetë centimetra në bel dhe atë për vetëm katër ditë. Ky lëng ju rigjallëron, pakëson fryrjet, përmirëson tretjen dhe qetëson sistemin tretës. Përbërësit: 8 gota ujë (rreth dy litra) 1 lugë xhenxhefil të bluar 1 trangull të freskët 1 limon 12 gjethe mentë të gjelbër. Përgatitja: Trangullin dhe limonin i preni në rriska të holla dhe i vendosni në ujë bashkë me përbërësit e tjerë. Përzieni dhe e lini në frigorifer gjatë natës. Procedoni. Nutricistja përmend se për katër ditë, derisa ta pini këtë lëng, duhet të shmangni ëmbëlsirat dhe ushqimet tjera të dëmshme si shujtat me kalori. Mos konsumoni as ujë të gazuar. Hani ushqime të shëndetshme në shujta të vogla dhe lëvizni më shumë se zakonisht. 

 

(Kosova Sot)