Me shalqi kundër impotencë

  • 24 May 2018 - 13:53
Me shalqi kundër impotencë

Shalqiri është një ushqim përfundimisht numër një. Në vijim ju sjellim edhe disa veti shëruese të shalqirit.

Pasi përmban deri 90 për qind ujë, është një freskim të preferuar veror, prandaj edhe është përbërësi i dashur i shumë dietave. Shalqiri është përplot me vitamina dhe minerale dhe lirisht mund të thuhet se duhet konsumuar në bazë ditore, pa marrë temperaturat jashtë. Shalqiri sidomos u preferohet të sëmurëve nga veshkat dhe atyre që kanë probleme me stomakun, sidomos te të thatit. Përmban pak sheqer, shumë antioksidues dhe kalium, trasmeton gazeta Kosova Sot 

Është interesante që pjesa e ëmbël që gjendet ngjitur për lëvoren është më e pasura me vitamina dhe, mos e hidhni. Ajo që kohëve të fundit me të madhe flitet për shalqirin është se vetitë e tij shëruese ndikojnë kundër impotencës. Shkenca e ka dëshmuar se me konsumimin e shalqirit, enët e gjakut në mënyrë natyrale zgjerohen dhe gjakrrjedhjen e drejtojnë kah sistemi riprodhues i mashkullit. Pos kësaj, konsumimi i shalqirit ul rrezikun nga kanceri dhe ankthet. 

(Kosova Sot)