Receta popullore që pastron mëlçinë

  • 24 May 2018 - 15:30
Receta popullore që pastron mëlçinë

Është mirë e njohur se mëlçia prezanton të ashtuquajturin laboratorin biokimik të trupit të njeriut, ku kryhen procese të rëndësishme. Një nga funksionet e shumta që mëlçia i bën është detoksikimi. Përdorimi i tepërt i ilaçeve, ushqimi i dëmshëm dhe jo i rregullt dhe infeksione të ndryshme me baktere dhe viruse shpesh lënë pasoja serioze dhe paraqesin kërcënim për funksionimin si duhet të mëlçisë. I ndihmon organizmit të forcohet dhe stimulon tretjen, si dhe pastron gjakun dhe hedh jashtë helmet e grumbulluara. Nga kjo është e qartë se mëlçia e pastër trupit i jep shëndet, vitalitet, energji, freski dhe disponim të mirë. Pastroni mëlçinë me përgatitjen e këtij ilaçit tradicional: Gjysmë gotë me rrush të thatë i futni në ujë të ngrohtë dhe i lini që të qëndrojnë aty për rreth pesëmbëdhjetë minuta e më pas i thani. Rrushin e thatë e të pastruar i derdhni në një gotë, e mbushni deri në grykë me ujin e ftohtë në temperaturë të dhomës, të vluar paraprakisht. Rrushin e thatë e lini që të qëndrojë aty për 24 orët e ardhshme (deri në mëngjesin vijues). Mëngjesin tjetër, para kafjallit e pini këtë lëng dhe e hani rrushin e thatë. Shtrihuni më pas në shtrat dhe qëndroni për një apo dy orë, mbulohuni me një batanije. Përsëriteni këtë proces të pastrimit njëherë në javë në periudhën kohore për një muaj. 

 

 

(Kosova Sot)