Banjë me avull kundër inflamacionit të sinuseve

  • 24 May 2018 - 15:32
Banjë me avull kundër inflamacionit të sinuseve

Inhalimi me avull është një nga mënyrat më të vjetra për ta luftuar kollën, gripin dhe inflamacionin e sinuseve. Mund të përdoren edhe vajrat eterikë ose bimët e freskë- ta apo të thata. E vendosni ujin të valojë, ia shtoni disa pika vaji eterik ose gjethe të bimëve. Lakojeni kokën sipër enës me ujë dhe merrni frymë thellë. Inhalimi me çaj: 3 gota bimë mijëfletëshi, të thatë, 2 gota gjethe të thata eukalipti, 1 gotë rozmarinë të thatë. Bimët i përzieni, kujdes mos humbni vajin, dhe i vendosni në kavanoz të qelqit apo enë dhe mbylleni mirë. E ruani në vend të errët dhe të ftohtë. Një deri dy lugë nga kjo përzierje i vendosni në 3 gota ujë të valuar, e lini të ftohet paksa, mbuloni kokën me peshqir dhe merrni frymë thellë me hundë, derisa e lironi përmes gojës. Qëndroni ashtu për rreth 20 minuta. 

 

 

(Kosova Sot)