Më efektive se aspirina: Shëron shumëçka

  • 25 May 2018 - 15:30
Më efektive se aspirina: Shëron shumëçka

Nëse ekziston një ilaç natyral nga pema, kjo është vishnja. Vishnjat e forcojnë sistemin imun, pasqyrën e gjakut, forcojnë zemrën, si dhe stomakun. Pak dihet se vishnjat konsiderohen si ilaç kundër reumës. Ulin nivelin e acideve të urinës dhe në këtë mënyrë qetë- sojnë inflamacionin në nyja dhe dhimbjet. Konsiderohet se 20 vishnja janë më të efektshme sesa 10 aspirina. Po ashtu, konsiderohet se kanë efekt kundër infeksioneve. Në vishnjat me ngjyrë të errët ka më shumë antocianidinë, që ka efekt kozmetik. Po ashtu, konsiderohen se janë shumë efikase në parandalimin e formimit dhe grumbullimit të celulitit. Vishnjat posedojnë edhe fibra që përmirë- sojnë punën e stomakut, zorrëve dhe pankreasit, e kështu përmirë- sojnë edhe tretjen. Vishnjat ndikojnë edhe në heqjen e ujit tepricë nga organizmi dhe shërojnë zemrën, aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Ekspertët thonë se pos vishnjave, edhe qershitë, një grusht në ditë, përmirësojnë përqendrimin e përgjithshëm. 

 

 

(Kosova Sot)