Kanella, i laçi vendor që lufton diabetin
Kanella është erëz shëruese, e cila me qindra vjet është pjesë përbërëse e ushqimit te njerëzit sot edhe më shumë përdoret shkaku i aromës që ia jep gjellëve, e po ashtu mund të përdoret edhe si bazë për shumë ilaçe vendore, sidomos kundër diabetit dhe sëmundjeve të tjera. Në fakt, shkaku i sasisë së substancave shëruese dhe përbërësve aktivë, mund të përdoret edhe si ndihmë për kontrollin e nivelit të glukozës në gjakun e personave që vuajnë nga diabeti. Në përgjithësi, duhet pasur kujdes në sasinë që e përdorni, sepse përdorimi i tepërt mund të ketë efekte të kundërta. 3 ose 4 gr kanellë në ditë mjaftojnë për t'i ndjerë efektet e dobishme.
PËRBËRËSIT: 1/2 e lugës kanellë të bluar (2 gramë), 1 gotë ujë (250 ml).
PËRGATITJA: Së pari hidhni kanellën pluhur në një gotë me ujë të valuar dhe e mbuloni gotën. E lini që të qëndrojë për 5-10 minuta dhe filtroni pluhurin kanellë.
MËNYRA E KONSUMIMIT: Çajin ta konsumoni në lukth të thatë dhe përsëri në orët e pasdites.
(Kosova Sot)