Qershitë për shëndetin e zemrës dhe dobësim të shëndetshëm

  • 25 May 2018 - 18:49
Qershitë për shëndetin e zemrës dhe dobësim të shëndetshëm

Qershitë përmbajnë vitamine C, B dhe A, bioflavonoide, antocianinë, melatoninë. Këta përbërës ndihmojnë kundër kancerit, parandalojnë sëmundjet e zemrës, zbutin dhimbjet e shkaktuara nga artriti, dhimbjet e kokës.

EFEKTET POZITIVE TË QERSHIVE NË SHËNDET

Studimet kanë treguar se konsumimi i qershive ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit dhe zbut dhimbjet e eshtrave. Për këtë më meritorë janë antioksiduesit.

PARANDALIMI I SËMUNDJEVE TË ZEMRËS

Sipas studimeve shkencore, flavonoidet, që i hasim në qershi, kanë efekt të fortë kundër kancerit dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Qershitë konsiderohen si burim i kurecetinës, sepse përmbajnë sasi të madhe në një shujtë të vetme.

QERSHITË NDIHMOJNË TE HUMBJA NË PESHË

Qershitë përmbajnë pak kalori, nuk kanë yndyrë si dhe një sasi të madhe të ujit. Studimet kanë treguar se konsumimi i mjaftueshëm i ujit në organizëm shton sasinë e energjisë dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit. Shumë njerëz konsumojnë pemët që përmbajnë shumë ujë, si qershitë, për të humbur në peshë në mënyrë të shëndetshme. Përmbajnë vitamina A, B dhe C, shumë minerale, sidomos kalcium, hekur dhe kalium.

 

(Kosova Sot)