Dieta prej 1000 kalorive

  • 26 May 2018 - 10:06
Dieta prej 1000 kalorive

Marrë parasysh se një femrës me peshë mesatare i nevojiten rreth 2500 kalori në ditë, duke konsumuar 1000 kalori, do të duhej të humbin rreth 1 kilogram në 5 ditë.

Edhe pse varësisht nga pesha dhe metabolizmi procesi mund të jetë më i shpejtë apo më i ngadaltë.

Dietën aplikoni derisa të arrini peshën e dëshiruar, e për më gjatë kujdes në ushqim.

Me këtë dietë çdo ditë hani: 97 g karbohidrate; 50 g yndyrë; 40 g proteina. Me rëndësi është të pini lëngje, sepse forcon efektin e dietës.

Sasia e përgjithshme e ushqimit ditor është:75 g bukë; 250 ml qumësht; 400 g pemë; 150 g mish; Perime sipas nevojës.

Shembulli i menysë ditore: Kafjalli: 250 ml qumësht ose 100 ml jogurt; 25 g bukë ose gjysmë pjekurine. Zamra: 100 g pemë, vetëm banane jo.

Dreka: 25 g bukë ose 100 g patate ose spinaq; 90 g mish të zier apo të pjekur (gjedhi, pule, peshku); Perime sipas dëshirës;Supë sipas dëshirës; 10 g vaj për përgatitjen e gjellëve (një lugë).

Zamra: 100 g pemë, vetëm banane jo.

Darka: 25 g bukë ose 100 g patate ose makarona; 60 g mish (gjedhi, pule, shpezëve ose peshku) ose; 15 g djathë. Sallatë 5 g vaj për përgatitjen e gjellëve; 100 g pemë. Para gjumit: 100 g pemë.

(Kosova Sot)