Si të përgatisni një ‘scrub’ me kripë për trupin, ndiqni këto hapa

  • 26 May 2018 - 11:29
Si të përgatisni një ‘scrub’ me kripë për trupin, ndiqni këto hapa

Kjo gjë mund të realizohet nga këshillat e Laura de Luca, mjekes italiane në shkencat natyrale dhe ekspertes së produkteve bionatyrale. Për të, bërja e një ‘scrub’ prej kripe, i dobishëm për trupin, është shumë i thjeshtë, një lojë fëmijësh. Veproni si më poshtë: merrni kripë të trashë deti dhe kripë të imët, përziejini dhe i shtoni ndonjë lugë vaji të ëmbël bajamesh ose vaj argan. Të gjitha këto janë vajra shumë efikase për lëkurën, e bëjnë atë të butë dhe elastike, duke i thënë një aromë delikate në rastin e vajit të ëmbël të bajames ose më të fortë dhe ekzotik në rastin e vajit të araganit. Kripa ka prioritet të thithë lëngjet dhe është e dobishme në rastin e ruajtjes së ujit. Filloni ta aplikoni, me masazh të lehtë, skrapin e kripës mbi të gjithë trupin. Nisuni nga kaviljet duke bërë lëvizje rrethore dhe ngjituni te pulpat. Më pas kaloni te gjunjët, që shpesh kanë nevojë për eliminimin e shtresës së sipërme të epidermës për t’u kthyer e butë. Në fund, ngjituni te kofshët dhe tek vithet, gjithmonë duke bërë lëvizje rrethore në drejtim e sipër. ‘Scrubin’e kripës mund ta aplikoni edhe në pjesë të tjera të trupit. Në përfundim shpëlajeni trupin nga ‘scrubi’ i kripës me ujë të ngrohtë dhe këtë proces kompletojeni duke vendosur një krem hidratues ose kremin tuaj të zakonshëm anticelulit.

(Kosova Sot)