Një nga ushqimet më të shëndetshme në botë rrallë e përdorim, ka plot proteina, hekur dhe kalcium

  • 27 May 2018 - 10:02
Një nga ushqimet më të shëndetshme në botë rrallë e përdorim, ka plot proteina, hekur dhe kalcium

Nëse ju pëlqen të hani ushqim bimor, ju nevojitet një dozë shtesë me proteina, hekur dhe fibra bimorë nga perimet, atëherë duhet ta përcillni trendin e fundit në ushqim. Gjithnjë e më shumë po përdoret lupina. Në pyetje është lulja, fryti i së cilës përmban disa fara, bishtaja thahet e më pas shndërrohet në pluhur. Këto fara gjithnjë e më shumë i hasim nëpër restorantet e ushqimit të shëndetshëm, e zakonisht përdoren nëpër 'smoothie' dhe në pjekjen e ushqimeve të ndryshme. Një ushqim si ky në masë të madhe ngjason me "kuskus" - i duken pothuajse identike dhe kanë shije të ngjashme, por nuk kanë gluten. Kryesisht përdoren në përgatitjen e sallatave të ndryshme, për salcë, 'smoothie' dhe gjella të ndryshme. Është shumë e shëndetshme për ata njerëz që ushqimin e kanë të bazuar në perime, sepse ofrojnë një sasi të madhe meproteina, pa kalori dhe karbohidrate. Konsiderohen si një superushqim, sepse janë të pasura edhe me hekur, kalcium dhe kalium, që konsiderohen kyçe për shëndetin e eshtrave dhe dhëmbëve, derisa e parandalojnë edhe lodhjen kronike.  

 

(Kosova Sot)