Mini dieta e Cindy Crawford-it: Pa vuajtur urie, deri në 5 kg më pak për një javë

  • 13 June 2018 - 15:31
Mini dieta e Cindy Crawford-it: Pa vuajtur urie, deri në 5 kg më pak për një javë

Një nga modelet më popullore në bot, nga vitet e nëntëdhjeta, dëshmon se edhe në moshën 51 vjeçe mund të posedojë ajo dhe secila figurë fantastike. Fshehtësia e dukjes së saj joshëse qëndron në ushtrime dhe ushqimin e rregullt, por nganjëherë Cindy i lejon vetes edhe 'ushqimet e ndaluara'. Për t'i hequr shpejt centimetrat e padëshiruara nëpër trup, Cindy përdor mini dietën. Pesha ideale për Cindy Crawford-in është 58 kilogramë dhe këtë peshë e mban gjithë jetës. Dietën "Zone" e ka zhvilluar biokimiku Barry Sears më 1995 dhe që atëherë kjo supermodele e aplikon. Me këtë dietë nuk ka vuajtje urie, bazë janë 5-6 shujta. Të gjitha shujtat në porcione të vogla, në të kundërtën, metabolizmi ngadalëson e në trup grumbullohen yndyrat. Rregulli i dytë është që dieta duhet të jetë e ekuilibruar: 30 për qind proteina, 40 për qind karbohidrate dhe 30 për qind yndyra. Idetë për shujta gjatë një ditës. Kafjalli: vezë të përzhitura, një rriskë djathë të fortë (30 g) dhe një rriskë bukë të thekur. Zamra: mollë të gjelbër, rrush pa fara ose sallatë me pemë (150 gramë). Dreka: peshk ose mish pule (150 gramë) me perime të ngrira, një rriskë bukë të thekur. Zamra: portokall ose 30 gramë djathë. Darka:mish të zier gjedhi (150 gramë), sallatë me perime (100 gramë) me një lugë vaj ulliri, një e katërta e gotës fasule të zier. Para shkuarjes në shtrat: një gotë jogurt ose kefir me përqindje të ultë të yndyrës. Shujta kryesore e kësaj diete është supa me pak kalori nga lakra e bardhë. Këtë gjellë mund ta konsumoni pesë herë në ditë. Supa përgatitet në ujë. duke shtuar karotë, domate, speca selino, fasule, qepë dhe majdanoz.

 

 

(Kosova Sot)