Përgatiteni likerin e shijshëm dhe shërues nga mjedrat

  • 13 June 2018 - 15:32
Përgatiteni likerin e shijshëm dhe shërues nga mjedrat

Mjedrat kanë karakteristika të shumta shëruese. Më të shëndetshme janë kur janë të freskëta, por edhe pjesë përbërëse në gjellë dhe pije mund të jenë shëruese. Janë ilaç tradicional, por edhe preventivë. Janë të pasura me vitamina C dhe B. Mjekësia popullore i përdor për zbutjen e dhimbjeve nga reumatizmi, te problemet me mëlçi, lukth dhe organet urinare. Rregullojnë edhe nivelin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak, përshpejtojnë metabolizmin dhe punën e zorrëve. Po ashtu, mendohet se shërbejnë si masë parandaluese kundër tumoreve, sepse përmbajnë antioksidues dhe enzima. Përgatiteni këtë liker shërues nga mjedrat. Përbërësit: 1 kilogram e gjysmë mjedra; 1 kilogram sheqer; 1 litër raki vendore. Pastroni mjedrat me ujë të ftohtë akull. I thani, zgjidhni një kavanoz me kapak, hidhni mjedrat bashkë me sheqer dhe sipër hidhni rakinë. Kavanozin e mbyllni mirë, e ruani në një vend të thatë e të ftohtë, do të ishte mirë të ishte vend i errët. Aty e mbani për 60 ditë. Pas kësaj kohe, lëngun e kulloni. E lini edhe për një muaj, më pas e konsumoni. 

 

 

(Kosova Sot)