Femra, ja si të vini deri te stomaku i rrafshët!

  • 13 June 2018 - 15:17
Femra, ja si të vini deri te stomaku i rrafshët!

Ë shtë momenti i fundit që linjën trupore ta përsosni. Së pari do të duhej të ushtroni rregullisht, por, për një stomak të rrafshët, pos ushtrimeve, duhet të kujdeseni edhe çfarë ushqimi konsumoni.

SHTONI KONSUMIMIN E PROTEINAVE

Në mënyrë që ta përshpejtoni punën e metabolizmit, konsumoni më shumë proteina. Për shembull, për kafjall hani katër të bardhë të vezëve të ziera. Ashtu më gjatë do të jeni të ngopur, por nuk do të trasheni.

NJË MOLLË ÇDO DITË

Për të pasur stomak të rrafshët, nevojitet që të hani midis dy e katër pemë në ditë, por edhe të hani perime, në mënyrë që ta forconi sistemin imun dhe ta përmirësoni tretjen. UJI Nëse pini një gotë ujë para dhe pas ushqimit, më pak ushqim do të dërgoni në stomak, por do të jeni më të ngopur.

MOS HANI NATËN

Mos hani asgjë, së paku dy deri tre orë para se të flini.

BIRRA DHE LËNGJET

Birrat dhe lëngjet me sheqer janë armiqtë më të mëdhenj të stomakut të rrafshët. Provoni që nga lëngjet më së shumti të pini ujë dhe çaj pa ëmbëltues.

 

(Kosova Sot)