Me drithëra kundër kolesterolit të lartë

  • 18 June 2018 - 15:51
Me drithëra kundër kolesterolit të lartë

Një nga ilaçet natyrale më të njohura kundër kolesterolit të lartë është tërshëra, por shkaku i kësaj llojet e tjera të drithërave janë mbetur anash pa të drejtë, sepse edhe ato kanë veti të shumta shëruese. Një studim ka treguar se me konsumimin e elbit ulen dy lloje të kolesterolit të keq për 7 për qind. Ndoshta këto dy lloje ju hutojnë. Niveli i lartë i kolesterolit të keq në kombinim me nivelin e rritur të triglicerideve tregon në rrezikun për sulm në zemër. Ky nuk është studimi i parë që tregon se elbi pozitivisht ndikon në kolesterol. Që nga viti 2004 këtë e ka dëshmuar një studim i vogël. Një nga ekspertët ka shpjeguar se ky zbulim me domethënie të madhe për të gjithë ata që janë në rrezik nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular apo personat që vuajnë nga diabeti. Elbi përmban një lloj specifik të fibrave që quhen beta glukan, e ekspertët theksojnë se me konsumimin e vetëm 6,5 - 6,9 gramë në ditë, niveli i kolesterolit të keq ulet brenda javës. Bollguri dhe elbi përmbajnë të njëjtën sasi të beta glukanit, kështu që mund t'i përzieni për ë arritur sasinë e dëshiruar. 

 

 

(Kosova Sot)