Mos i hani këto ushqime për darkë

  • 19 June 2018 - 08:33
Mos i hani këto ushqime për darkë

Duke i konsumuar këto gjashtë ushqime gjatë natës vonë, ndikoni negativisht në cilësinë e gjumit, e madje edhe shkaktoni acidin refluks dhe telashe të tjera me tretjen, kështu që mos i konsumoni

AKULLORJA

Konsumimi i akullores në darkë apo më vonë nuk është aspak opsion i mirë. Megjithëse është i shijshëm, ky ushqim është plot me yndyra të ngopura, sheqer dhe përbërës të tjerë që çrregullojnë gjumin. o Konsumimi i akullores në këtë kohë dëmton tretjen. Rezulton me fryrje abdominale dhe çrregullon sistemin nervor. o Pengon pushimin, sepse prodhon acidin refluks dhe çrregullon nivelin e glukozës. DJATHI Djathi duhet të shmanget me çdo çmim para se të shkoni në gjumë. Megjithëse është i dëmshëm, bën që stomaku të jetë i rëndë dhe shkakton probleme me gjumin. o Djathi përmban tiraninë, një aminoacid që ul hormonet që rregullojnë gjumin. o Yndyrat në djathë janë të rënda për trupin për t'u tretur dhe mund të krijojnë një reaksion inflamator në stomak.

ERËZAT DJEGËSE

Erëzat dhe salcat kanë shije që shujtave ju jep një prekje unike. Zakonisht është keq t'i hani, por më mirë t'i përdorni në shujta në darkë. o Ushqimet djegëse mund të shkaktojnë rritim t mukozës së membranës në stomak dhe rritin tendencën për të vuajtur nga acide refkluks dhe të shkaktojnë telashe me tretjen. o Duke i konsumuar para se të shkoni në gjumë prodhojnë acid refkluks, të djegura abdominale dhe dhimbje në stomak.

LULELAKRA

Kjo perime është ushqim i shëndetshëm dhe me pak kalori. Por, ta konsumoni në mbrëmje nuk është aspak opsion i mirë, sepse prodhojnë gazra. o Nëse e hani gjatë darkës, apo një orë para gjumit, procesin e tretjes e vështirëson. Kjo falë përmbajtjes së yndyrave dhe kalorive. o Ky ushqim përmban substanca që stimulojnë sistemin nervor.

MISHI I KUQ DHE I PËRPUNUAR

Konsumimi i mishit të kuq dhe të përpunuar duhet të kufizohet. Megjithëse përmban nutriente, përmbajtja e lartë e tyre me yndyra të ngopura dhe kemikate të shtuara nuk i bën ushqim ideal për dietë të shëndetshme. o Nëse e konsumoni këtë lloj ushqimi para se të shkoni në gjumë, bëni një gabim të madh. Proteinat e tij e vështirësojnë tretjen dhe shkaktojnë probleme me gjumin. o Falë nivelit të lartë të kalorive që e përmbajnë, e ngadalësojnë metabolizmin dhe shkaktojnë mbipeshë. PASTA Kjo nuk do të thotë se duhet ta përjashtoni pastën nga menyja juaj. Pasi është një burim i rëndësishëm i karbohidrateve, është ideal për të qenë aktiv gjatë ditës. Për shembull, mund ta konsumoni për drekë. o Konsumimi i pastës në mbrëmje mundet të shkaktojë një ndjenjë të rëndë që nuk ju lë të pushoni. Në të njëjtën kohë, pasi përmban kalori, ndikon në metabolizëm dhe në peshë. 

(Kosova Sot)