Kafeja në parandalimin e kancerit të prostatës

  • 19 June 2018 - 12:12
Kafeja në parandalimin e kancerit të prostatës

Studimi i ekspertëve italianë konsumimin e përditshëm të kafesë, së paku tri gota, e ndërlidhin me 52 më pak rrezik për t'u prekur nga kanceri i prostatës. Të dhënat e hulumtimit janë publikuar në revistën "International Journal of Cancer", të dhëna këto që ishin grumbulluar për katër vite rresht hulumtim, ku kishin marr ëpjesë rreth 7.000 të anketuar, transmeton gazeta Kosova Sot.

Testimet laboratorike të efektit të ekstrakteve të kafesë në qelizat e kancerit kanë treguar se përbërësit e kafesë mund të ulin veprimin e tyre dhe në këtë mënyrë pakësojnë gjasat që ato të pësojnë metastazë. Një veprim të tillë kundër qelizave të kancerit e kishte vetëm kafeja me kafeinë, shtojnë ekspertët nga instituti "Neurologico Mediterraneo Neuromed".

(Kosova Sot)