RECETA PËR PIJEN SHËRUESE QË MBRON GJËNDRAT TIROIDE DHE LUKTHIN

  • 20 June 2018 - 16:11
RECETA PËR PIJEN SHËRUESE QË MBRON GJËNDRAT TIROIDE DHE LUKTHIN

Në mjekësinë popullore ky ilaç përdoret tash e qindra vite, mbron nga dhimbjet në lukth dhe gjëndrat tiroide.

Përbërësit:

- 18 arra të reja të gjelbra - 1 kg sheqer ose mjaltë - 2 litra raki vendore - 2 limonë - 1 portokall - 2 karafil - 2 deri 4 gjethe pelin - 1 shkop kanellë - 5 kokrra të kafesë - 1 qese sheqer vanilje - 1 litra verë të bardhë Përgatitja: 1. arrat i pastroni, ndani në gjysmë apo në katër pjesë. 2. limonët dhe portokallin e ndani në rriska dhe i shtoni në enë. 3. në një enë të madhe shtroni një rend arra e sipër tyre mjaltë ose sheqer. 4. shtoni limonët, portokallin, karafilin, kanellën dhe kokrrat e kafesë dhe pjesën tjetër të arrave dhe sheqerit. 5. në fund, gjithçka mbuloni me rakinë vendore dhe përzieni mirë dhe e mbyllni. 6. e ruani në diell për 40 ditë, për çdo ditë e përzieni. 7. pas kësaj kohe e kulloni përzierjen, shtoni verën dhe vaniljen. 8. likerin e derdhni nëpër shishe dhe e ruani në vend të errët dhe të ftohtë.

 

(Kosova Sot)