7 shujta të ekuilibruara për të humbur peshën dhe dhjamin

  • 20 June 2018 - 16:29
7 shujta të ekuilibruara për të humbur peshën dhe dhjamin

Për të humbur në peshë, është e rëndësishme të merreni me aktivitete fizike. Megjithatë, do të jetë e vështirë ta arrini këtë nëse nuk aplikoni një meny të shëndetshme. Kështu, këto shujta të ekuilibruara do t'ju ndihmojnë të humbni në peshë dhe ta reduktoni konsumimin e yndyrave. Duke e bërë këtë kombinim, pas disa javësh mund të humbni midis 3 deri 15 kilogramë.

OPSIONET PËR KAFJALL

Kur vjen puna te kafjalli, do të jetë e rëndësishme të keni shujta të rregullta, bazuar në konsumimin e një gotë qumësht të skremuar apo jogurt natyral. Po ashtu, mund të pini lëng natyral apo një pjesë pemë. Kafjallin mund ta plotësoni me bukë të thekur me një lugë vaj ulliri apo pak proshutë dhe mish gjeldeti. Shmangi keksët, apo marmelatën pasi që përmban shumë sheqer dhe yndyra të ngopura.

OPSIONET PËR ZAMRA

Në mesditë, është ide e mirë të hani një zamër të lehtë që normalizon nivelin e sheqerit në gjak dhe redukton oreksin. Në këtë mënyrë më mirë do ta kontrolloni atë se çfarë do të hani në drekë dhe darkë. Për më shumë, zamrat duhet të bazohen në një pjesë të madhe pemë, apo dy më të vogla, apo edhe jogurt. Mund të hani edhe bukë të thekur me djathë, mish gjeldeti, një kafe.

OPSIONET PËR DREKË

Gjatë drekës, e madje darkës, duhet të jeni më kreativ dhe t'i ndryshoni shujtat. Dita 1: sallatë me marule, karota, domate dhe shparguj. Gjoks pule me oriz të bardhë. Bukë nga kokrra e grurit me një pjesë pemë. Dita 2: sallatë me "mozzarella", domate dhe origano. Perime në avull. Bukë nga kokrra e grurit dhe sallatë me pemë. Dita 3: fasule të gjelbra të ziera. Levrek të pjekur me sallatë me piper të kuq. Bukë nga kokrra e grurit dhe një pjesë pemë. Dita 4: brokol të zier. Mish lepuri të pjekur me kumbulla të thata dhe kërpudha. Bukë nga kokrra e grurit dhe jogurt pa yndyrë. Dita 5: gjoks gjeldeti me mollë dhe rrush pa fara. Artiçok të pjekur ose të zier me hudhër. Bukë nga kokrra e grurit me një pjesë pemë. Dita 6: sallatë me shparguj të gjelbër. Speca të gjelbër të mbushur me oriz të bardhë dhe mish gjeldeti. Bukë nga kokrra e grurit dhe një pjesë pemë. Dita 7: sallatë me kërpudha. Bukë nga kokrra e grurit dhe jogurt pa yndyrë.

OPSIONET PËR DARKË

Sikurse për drekë, edhe darkën mund ta përgatisni të shijshme, pa shtuar në peshë. Dita 1: supë me selino dhe karotë. Mish pule të pjekur. Jogurt pa yndyrë ose një pjesë pemë. Dita 2: Omëletë. Perime në avull. Jogurt pa yndyrë ose një pjesë pemë. Dita 3: krem kungulli. Kërpudha me erëza. Sallatë me pemë. Dita 4: një gotë "gazpacho" ose shërbyer në një tas me vezë të zier. Përzierje perimesh. Jogurt pa yndyrë dhe një pjesë pemë. Dita 5: Omëletë me kungull. Merluc të pjekur me origano. Sallatë pemësh. Dita 6: supë me hudhër dhe arra. Fasule me papate të ziera. Jogurt pa yndyrë ose një pjesë pemë. Dita 7: Spinaq me proshutë, kumbulla të thata. Vezë të zier pa lëvozhgë. Jogurt pa yndyrë ose një pjesë pemë. 

 

(Kosova Sot)