Fuqia shëruese e timjanit: Ndihmon edhe te shërimi i formave më të tmerrshme të kancerit

  • 21 June 2018 - 16:05
Fuqia shëruese e timjanit: Ndihmon edhe te shërimi i formave më të tmerrshme të kancerit

Timjani sot aplikohet në aromaterapii, kozmetikë, masazh. Ajo që më pak dihet për të është se aplikohet në shërimin e sëmundjeve të rënda. Tash e mijëra vite timjani indian përdoret për shërimin e artritit, shërimin e plagëve, forcimin e sistemit hormonal të femrave dhe mbrojtje nga mikroorganizmat patogjen, në Lindjen e mesme e përtypin rrëshirën e timjanit dhe në këtë mënyrë sipërfaqen e gojës e mbajnë të shëndetshme. Kështu mbrojnë edhe dhëmbët dhe mishrat e tyre, parandalojnë infeksionet pasi përmban përbërës kundër baktereve. Timjani përmirëson qarkullimin e gjakut nëpër venat e gjakut që ju ndihmon nyjave të prekura nga artriti. Disa studime theksojnë setimjani ndihmon edhe në shërimin e disa llojeve të kancerit - melanomave malinje, kancerit të fshikëzës së urinës dhe tumoret në tru. Timjani zvogëlon edhe dëmtimet neurologjike, lehtëson depresionin dhe tensionimet, parandalon sëmundjet e enëve të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit. Terapia me vajin e timjanit ndikon pozitivisht në rrugët e frymëmarrjes, lehtëson bronkitin, astmën, sinuset, ftohjet e shpeshta dhe alergjitë. 

 

 

(Kosova Sot)