MUSHMOLLA DHE DISA VETI TË SAJ SHËRUESE

  • 22 June 2018 - 21:33
MUSHMOLLA DHE DISA VETI TË SAJ SHËRUESE

Mushmolla apo dardha e egër është shumë shëruese. Pos frytit përdoren edhe gjethet dhe lulet e saj. Mushmolla e përmirëson shikimin, sepse është e pasur me vitamina A, e forcon punën e mëlçisë dhe të veshkave, largon dhimbjet nga shpina dhe nga gjunjët.

Preferohet edhe te marramendjet, diarreja, infeksionet e sipërfaqes së gojës e madje edhe kundër impotencës. Sugjerohet të pini nga dy gota çaj nga mushmolla në ditë. Çaji përgatitet nga një lugë mushmolla të freskëta të imtësuara dhe nga dy decilitra ujë. Frutat përzihen me ujin e vluar, mbulohen, lihen të pushojnë për një orë, më pas procedohen.

(Kosova Sot)