Ju bien flokët, keni imunitet të dobët, ndoshta ju mungon kjo vitaminë

  • 22 June 2018 - 21:41
Ju bien flokët, keni imunitet të dobët, ndoshta ju mungon kjo vitaminë

I nevojshëm për sistemin imun, zinku është një nga mineralet më të rëndësishme në organizëm. Mundëson rritjen dhe zhvillimin normal, por ofron edhe shumë dobi. Këto janë disa nga shenjat se zinku nuk është i përfshirë aq sa duhet në organizmin tuaj

. 1. IMUNITET I DOBËT

Nëse ftohjet e ndryshme shpesh ju "sulmojnë", njëra pas tjetrës, ekziston mundësia që mungesa e zinkut ka nxitur rënien e sistemit imun.

2. TENI I KEQ

Madje gjashtë për qind e konsumimit të përgjithshëm të zinkut gjendet në lëkurë dhe studime të ndryshme kanë dëshmuar se personat, të cilët vuajnë nga aknet, nuk kanë zink të mjaftueshëm në organizëm.

3. PAGJUMËSIA

Zinku luan rol të madh në prodhimin dhe lirimin e hormonit melatoninë. Për këtë shkak se mungesa e zinkut në organizëm shkakton pagjumësinë.

4. HUMBJA E FLOKUT

Sasia e ultë e hormoneve në gjëndrat tiroide, mund të nxitin trupit të mos absorbojë sasi të mjaftueshme të zinkut, e kjo gjendje ndërlidhet me rënien e flokut.

5. SËMUNDJA E ALZHEIMERIT DHE PARKINSON-IT

Shumë studime kanë dëshmuar se si terapia me zink mund të ndihmojë në ngadalësimin e dështimit të sistemit kognitiv, por se edhe mungesa e tij mundet t'i përshpejtojë këto dy sëmundje të cekura më lart. 

(Kosova Sot)