Jeni me dietë dhe ndiheni të uritur? Ja cilët janë dy produktet që mund t’i hani pa ju vrarë ndërgjegjia

  • 23 June 2018 - 09:41
Jeni me dietë dhe ndiheni të uritur? Ja cilët janë dy produktet që mund t’i hani pa ju vrarë ndërgjegjia

Shumë persona vendosin t’i nënshtrohen një diete të caktuar për të humbur disa kilogramë më tepër dhe për t’u ndjerë rehat me veten apo për t’u dukur bukur ndërkohë që ekspozojnë trupin në plazh.

 

Shumë dieta që ndiqen janë të varfra në vlera ushqyese dhe si rrjedhojë ndodh që të ndihemi të uritur gjatë gjithë kohës. Por janë dy produkte që mund t’i konsumoni në një situatë të tillë pa ju vrarë ndërgjegjia. Ato janë një kuadrat çokollatë e zezë dhe 10 kokrra bajame pa kripë (ose dy arra arabie).

Frutat e thata përmbajnë yndyrë të shëndetshme dhe ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur, ndërsa çokollata e zezë ka përmbajtje të lartë kakao dhe shumë pak sheqer.

Mos hezitoni, bëjini pjesë të dietës tuaj dhe organizmi do ju jetë mirënjohës.

(Kosova Sot)