Kujdesi për lëkurën, ja çfarë duhet të keni parasysh për lëkurë të butë dhe të hidratuar gjatë verës

  • 23 June 2018 - 09:43
Kujdesi për lëkurën, ja çfarë duhet të keni parasysh për lëkurë të butë dhe të hidratuar gjatë verës

Qelizat e lëkurës përmbajnë kimikate natyrale të cilat formojnë faktorin hidratues. Përbëri kryesor për këtë faktor hidratues është uji dhe çdo humbje e ujit nga trupi rezulton në dehidratim. Dehidratimi është i ngjashëm me lëkurën e thatë dhe përfshin ndjesi kruarje, lëkurë të skuqur etj. Megjithatë mungesa e ujit nuk është shkaku i vetëm për dehidratimin. Për këtë asrye këtu do të gjeni disa këshilla mjaft të vlefshme për të mbajtur lëkurën të hidratuar gjatë stinës së verës.

Rritni sasinë e marrjes së lëngjeve. Gjatë verës trupi juaj humbet shumë lëngje për shkak të temperaturës së lartë. Duhet të pini të paktën 7-8 gota me ujë. Mund të përfshini në dietën tuaj lëng aloe vera, sepse ndihmon për të qetësuar lëkurën dhe është shumë i dobishëm për shëndetin.

Mbani një dietë të balancuar. Përfshini fruta dhe perime të freskëta që rrisinin nivelin e hidratimit. Konsumoni ushqime si kastravec, shalqi, sallatë jeshile, mollë, ananas, karrota.

Shmangni marrjen e tepërt të sodiumit. Ushqimet e pasura me sodium thithin më shumë ujë nga trupi duke shkaktuar dehidratim.

Përdorni ujëra termale ose hidratuese si spraj për trupin, që përmbajnë agjentë hidrtaues dhe qetësues si aloe vera, vitamin C

(Kosova Sot)