Hani këto ushqime për më shumë zink në organizëm

  • 23 June 2018 - 19:57
Hani këto ushqime për më shumë zink në organizëm

Burim natyral i zinkut është mishi. Nëse pëlqeni të hani mish, me siguri se do të konsumoni sasi të mjaftueshme të zinkut. Kini kujdes me porcionet e mishit, sepse po ashtu posedojnë sasi të madhe të kolesterolit dhe yndyrës. Pemët me lëvozhgë të fortë dhe farat si badem, kikirikë, arrat indiane dhe farat e lulediellit janë ushqime që posedojnë sasi optimale të zinkut. Farat e kungullit janë ushqimet me sasinë më të madhe të zinkut, e që nuk janë lloj i mishit. Të gjitha këto ushqime kanë nivel të ultë të kolesterolit dhe yndyrave në krahasim me shumë lloje të mishit. Nëse kryesisht nuk e hani mishin, mund të merrni suplemente me zink, transemton gazeta Kosova Sot.

Edhe drithërat e kombinuara janë të pasura me zink. Mos konsumoni drithëra me sasi të madhe me sheqer, sepse sheqeri shkatërron vetitë shëruese të zinkut aty. Frutat e detit po ashtu janë burime të mira për zink. Shumë njerëz e kanë të vështirë përfshirjen e frutave të detit në meny, që për diçka është e mirë për të mos e tepruar me to, pasi sasia e tepërt e zinkut e dobëson sistemin imun dhe sjell deri në vështirësi në metabolizëm. Konsumimi kohë pas kohe i frutave të malit është mënyra më emirë ta shtoni konsumimin e zinkut. Zinku është një nga mineralet më të rëndësishme në organizëm.

(Kosova Sot)