Nëse doni të jeni në formë, ju tregojmë mënyrën perfekte si të hani shëndetshëm mes vakteve

  • 24 June 2018 - 11:47
Nëse doni të jeni në formë, ju tregojmë mënyrën perfekte si të hani shëndetshëm mes vakteve

Me siguri të gjithë keni provuar të mbani dietë duke ngrënë shëndetshëm dhe duke i koordinuar vaktet. Sigurisht kjo është mënyra më e mirë për të rënë në peshë, bashkë me ushtrimet fizike, por ndonjëherë çdo gjë e prish uria ndërmjet vakteve. Mos e bëni veten fajtorë, të gjithëve ju ndodh të mos i rezistojnë tundimit. Gjithsesi nëse keni vullnetin  e duhur ne ju tregojmë një mënyrë si të hani shëndetshëm edhe ndërmjet vakteve.

 

-Mollë dhe gjalpë kikiriku

Prini një fetë mollë dhe lyeni me gjalpë kikiriku. Të dyja janë të shëndetshme dhe shumë të shijshme. Për më tepër të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë.

-Supë me perime

Vetëm një pjatë supë me perime është një zgjidhje perfekte për ta larguar mendjen nga ushqimi.

-Drithërat

Një pjatë drithëra me qumësht dhe ja ku iku uria, duke marrë çdo vlerë ushqyese që të nevojitet.

-Smoothie

Miksoni fruta të ndryshëm, shtoni pak kosë dhe disa fruta të thata dhe ja ku keni një gotë plotë vitamina.

(Kosova Sot)