Si të pastrohen enët e gjakut nga shtresat e kolesterolit për 40 ditë?

  • 24 June 2018 - 13:48
Si të pastrohen enët e gjakut nga shtresat e kolesterolit për 40 ditë?

Për të hequr qafe helmet në gjak, për të shtuar elasticitetin për enët e gjakut dhe pastrimin e tyre nga shtresat e kolesterolit, sugjerohen pastrimi i enëve të gjakut. Kjo bëhet në mënyra të ndryshme - që nga konsumimi i preparateve natyrale e deri te marrja e ilaçeve si dhe pastrimi laserik i gjakut. Me rëndësi ta dini se pastrimi i enëve të gjakut me ilaçe shkakton shumë kontradikta.

Përdorimi i tyre është hapi i fundit kur preparatet tjera nuk ndihmojnë. Prandaj, pastrimi i enëve të gjakut nga shtresat e kolesterolit me ndihmën e preparateve natyrale është më e sigurt dhe jo e rrezikshme. Hudhra dhe limoni konsiderohen si preparate të pëlqyeshme për pastrimin e enëve të gjakut, uljen e kolesterolit, forcimin e mureve të gjakut dhe uljen për t'u prekur nga arteroskleroza. Tinktura me limon dhe hudhër përdoret me shekuj. Po ashtu, kjo ndalon formimin e qelizave kancerogjene, që disa herë tashmë është vërtetuar përmes studimeve, si dhe fakti se hudhra përmban një sasi të madhe të antioksiduesve, që i dhurojnë përbërës për rigjenerim dhe përtëritje, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËRBËRËSIT: - 4 hudhra, - 4 limonët të mesëm, me lëvore, - 3 litra ujë të vluar

PËRGATITJA: Hudhrat i ndani përgjysmë dhe i pastroni. Limonët i përzieni me ujë të vluar, i ndani në rriska. Të gjithë këta përbërës i vendosni në makinën për bluarjen e mishit. Masën e fituar e vendosni në kavanoz të pastër prej 3 litra dhe e bashkoni me ujin e vluar, deri në fund të kavanozit. E mbuloni dhe e lini në frigorifer për tri ditë. Më pas, gjatë konsumimit përsëri e ruani në frigorifer.

MËNYRA E PËRDORIMIT: Doza maksimale e pijes është 50 ml nga tri herë në ditë, para shujtave kryesore. Mirëpo, pastrimin e enëve të gjakut duhet filluar me dozë më të vogël (1-2 lugë të supës). Nëse nuk ndjeni probleme, atëherë e shtoni dozën gradualisht. Kohëzgjatja e kurimit zgjat 40 ditë. Në këtë mënyrë, pastrimi i enëve të gjakut në këtë mënyrë duhet të bëhet njëherë në vit, pas këshillimit me mjekun. Pas konsumimit të kësaj pijeje, përmirësohet qarkullimi i gjakut dhe sistemi i saj libid, normalizohet shtypja e gjakut, përmirësohet puna e trurit dhe më lehtë humben kilogramët shtesë. 

(Kosova Sot)