Për fryrjet në stomak shpeshherë fajtore janë "pemët e shëndetshme"

  • 25 June 2018 - 08:38
Për fryrjet në stomak shpeshherë fajtore janë

Kur të hani një pjesë pemë, keni bërë diçka të mirë për shëndetin apo jo, por disa pemë e kanë edhe anën e errët të tyre - fermentohen në zorrë duke shkaktuar fryrje të stomakut

MOLLËT Kush do ta thoshte?! Por, kjo pemë tepër e shëndetshme është plot me fruktozë prandaj te disa njerëz shkakton fryrje në stomak. Efekt të njëjtë ka edhe lëngu i mollës. Provoni që për pak kohë mos t'i konsumoni dhe do ta vëreni zvogëlimin e stomakut.

QERSHITË Këtu po ashtu është problemi te fruktoza, por edhe te sheqernat, por edhe te vet lëkura e qershive që është shumë e rënd për t'u tretur nga lukthi.

AVOKADO Avokado tretet më vështirë, kështu që ka më shumë kohë për fermentim në sistemin tretës. Nëse jeni mësuar me yndyrat e dobishme të avokados, por stomaku ju fryhet, zëvendësojeni me vezë dhe shikoni nëse fryrjet po pakësohen.

DARDHËT Të shijshme, të ëmbla, dardhët mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit, por nga ana tjetër janë përplot me sorbitol, që do të thotë se lehtë mund të nxitin fryrjen.

PEMËT E THATA Pemët e thata janë burim i sheqerit dhe fibrave që lehtë mund të shkaktojnë fryrje. Sa herë që i konsumoni, provoni t'i hani të freskëta. 

 

(Kosova Sot)