Ilaçet më të mira tradicionale kundër inflamacioneve

  • 25 June 2018 - 20:42
Ilaçet më të mira tradicionale kundër inflamacioneve

ÇAJ SHAFRANI KUNDËR INFLAMACIONEVE

Shafrani njihet për efektin e tij kundër inflamacioneve. Sidomos ndikon te njerëzit që vuajnë nga artiri, lehtësojnë dhimbjet dhe eliminojnë helmet nga organizmi. Përbërësit: ¼ e lugës shafran (1.2 g) 1 gotë ujë (250 ml) Udhëzimet: Ngrohni ujin dhe shtoni shafranin dhe vloni përsëri. Kur të ketë vluar, ndaloni nxehtësinë dhe e lini të pushojë për shtatë minuta. Në fund, derdhni përzierjen në një gotë dhe e konsumoni.

ÇAJ NGA ALOE VERA KUNDËR INFLAMACIONEVE

Nuk është sekret se bima aloe vera ka veti të shumta pozitive për shëndetin. Një më e theksuara është përdorimi i saj kundër inflamacioneve. Përbërësit: 1 lugë xhel nga aloe vera (15 g) 2gota ujë (500 ml) Udhëzimet: Së pari, ngrohni ujin në temperature të lehtë dhe shtoni xhelin nga aloe vera. E përzieni dhe ndaloni temperaturën. E lini të pushojë për shtatë minuta. Në fund, e derdhni në një gotë dhe e pini dy here në ditë, në mëngjes dhe mbrëmje.

ÇAJ XHENXHEFILI KUNDËR INFLAMACIONEVE

Vetitë e xhenxhefilit kundër inflamacioneve janë të hatashme për trajtimin e gjendjeve si artiri e madhe edhe dhimbjet e dhëmbëve. Përbërësit: 1 lugë rrënjë xhenxhefili (15 g) 2 gota ujë (500 ml) Udhëzimet: Së pari, derdhni gota me ujë në një enë në nxehtësi mesatare. Bluani xhenxhefilin dhe e derdhni sipër. E vloni, ndaloni nxehtësinë dhe e lini të pushojë për shtatë minuta. Në fund, derdhni çajin në një gotë dhe epini tre here në ditë.

KAMOMILI KUNDËR INFLAMACIONEVE

Pasi që çaji i kamomilit po ashtu vepron si kundër inflamacioneve, është i shëndetshëm për enët e gjakut, arteriet dhe venat. Përshpejton edhe shërimin e pjesëve që kanë pësuar inflamacion. Përbërësit: 1 lugë lule kamomili (15 g) 2 gota ujë (500 ml) Udhëzimet: Ngrohni ujin me lulet e kamomilit dh e vloni edhe më shumë. Kur të ketë vluar, ndaloni nxehtësinë dhe e lini të pushojë për shtatë minuta.Në fund, e kulloni dhe e konsumoni. Rekomandohet ta pini dy here në ditë.

(Kosova Sot)