Çfarë tenton t'ju thotë organizmi kur ka dëshirë për një ushqim të caktuar

  • 25 June 2018 - 20:44
Çfarë tenton t'ju thotë organizmi kur ka dëshirë për një ushqim të caktuar

Të gjithë i kemi provuar ato momentet kur nuk mendojmë asgjë tjetër përpos konsumimin e një cope çokollate, një petull apo një kafesë të madhe. Por, ekspertët nga Australia paralajmërojnë se këto dëshira mund të jenë një shenjë paralajmëruese se trupave tonë u mungojnë nutriente kyçe. Duke folur për "FEMAIL" rreth asaj se çfarë tentojnë t'u tregojnë këto dëshira, nutricistja Sandra Cooty ka thënë se ka më shumë të fshehta në lidhje me këto dëshira se sa ato që i takon syri. Cooty thotë se zakonisht ka diçka të fshehtë që qëndron prapa dëshirës për këto ushqime.

Ne duhet ta kuptojmë se këto dëshira të forta për ushqime të caktuara dhe shikoni për një periudhë më të gjatë kohore se sa për një kënaqësi në një moment të caktuar' ka thënë ajo për "Daily Mail Australia". 'Për shembull, kur kemi dëshirë për çokollatë apo diçka që përmban shumë sheqer, ajo që trupi po mendon të na e thotë është se ka nevojë për magnez'. Për të ekuilibruar kërkesat për magnez dhe për t'i parandaluar ato kërkesat e dëmshme, ajo sugjeron të konsumoni një zamër me pemë të ndryshme, arra apo fara. Nutricistja ka shtuar se duhet luftuar dëshirat e këtilla dhe të zëvendësohet yndyra me ushqime të ndryshme të shëndetshme për të pasur rezultate fizike dhe jetesë të shëndetshme. "Body Catalyst", pjesë e të cilës është edhe nutricisjta nga Australia, është ekip i nutricistëve që kombinojnë përmirësimet ushqimore për të arritur ndryshim pozitiv në fizik dhe ndryshim pozitiv mendor në mënyrën se si duam t'i kemi trupat tanë. Sandra Cooty ka thënë se dëshira e shpeshtë për bukë tregon mungesën për nitrogjen.

Kjo mund të rregullohet duke konsumuar ushqime me sasi të lartë, me proteina, si mish të kuq, vezë, djathë dhe tunë. Nëse jeni të prirë për të anuar drejt kavanozit me ëmbëlsira dhe diçka të ëmbël, nutricistja këshillon se keni nevojë të ushqeheni me diçka që përmban krom, karbon, fosfor dhe sulfur. Kjo mund të zëvendësohet duke konsumuar arra, fara, bishtaja dhe shumë fruta të freskëta. Si masë alternative, edhe mishi I peshkut, mjedrat janë burime të rëndësishme me këto nutrient. Dëshira e madhe për alkool apo për të marrë ndonjë ilaç, duhet t'i nxitë kambanat e alarmit se duhet shtuar konsumimin e ushqimeve të pasura me proteina, kalcium dhe kalium.

(Kosova Sot)