Ilaçet natyrale për rregullimin e hormoneve - Shëndetësia - Kosova Sot
Ilaçet natyrale për rregullimin e hormoneve

Ilaçet natyrale për rregullimin e hormoneve

S tudimet shkencore kanë dëshmuar se bimë të caktuara ndikojnë pozitivisht në punën e hormoneve, ju sjellim recetat natyrale.

UJË I NGROHTË ME LIMON

Uji i ngrohtë nxit humbjen në peshë, heq helmet nga organizmi, përmirëson imunitetin, gjendjen e lëkurës dhe tretjen. Limoni ndihmon që të shmanget dehidrimi dhe përmirësohet tretja.

ÇAJ NGA GJETHET E MJEDRËS

Gjethet e mjedrës që moti janë përdorur për forcimin e muskujve të mitrës. Studimet shkencore kanë dëshmuar se kjo bimë ndikon pozitivisht edhe në punën e hormoneve. Receta është e thjeshtë: një lugë me gjethe të mjedrës (mund të përdoren edhe të thata) me 200 ml ujë të vluar dhe e lini të pushojë për 10 minuta. Këtë çaj mos e pini para gjumit.

QUMËSHTI I ARTË

Qumështi i artë përmirëson imunitetin dhe sjell ekuilibër të hormoneve në organizëm. Ky lëng ngroh, freskon dhe qetëson, përbëhet nga kurkuma, vaji i kokosit dhe ëmbëltues, që përbëjnë kombinimin për rregullimin e hormoneve dhe ndikojnë mirë në organizëm.

(Kosova Sot)

16 orë e 17 minuta më parë
15/11/18