Fjetja me dritë ndezur ju dëmton seriozisht, ja çfarë shkakton

  • 15 July 2018 - 12:55
Fjetja me dritë ndezur ju dëmton seriozisht, ja çfarë shkakton

Një numër i madh njerëzish anembanë globit po luftojnë kundër depresionit, kështu që ka disa kohë që po përpiqen të gjenden mënyra të ndryshme për ta parandaluar atë.

[sleep] Ajo çka vihet re është se zakonisht kur një person përballet me depresion vuan nga cilësia e gjumit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se një mënyrë e mirë për të bërë një gjumë cilësor e për të penguar shanset e depresionit është fjetja në një dhomë të errët pa asnjë dritë.

Ndërsa studimet e kryera më parë treguan se si drita e natës pengon ciklin e gjumit, ata nuk shpjeguan në mënyrë të mjaftueshme se si është e lidhur me depresionin.

Studimi i ri zbuloi se njerëzit të cilët ishin të ekspozuar ndaj 5 dritave të lehta gjatë kohës së gjumit ishin në një rrezik më të lartë të zhvillimit të depresionit krahasuar me ata që flinin në errësirë.

Një studim tjetër, i vitit 2009 ka treguar se njerëzit që mbahen në një dhomë të ndriçuar 24 orë në ditë, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga depresioni.

(Kosova Sot)