Ilaçe të mahnitshme natyrale kundër dhimbjeve në nyja

  • 16 July 2018 - 08:21
Ilaçe të mahnitshme natyrale kundër dhimbjeve në nyja
ANANASI Një nga ushqimet që mund të reduktojnë dhimbjen e nyjave është ananasi i freskët, pasi përmban enzimën bromelainë që redukotn proceset inflamatore. Përbërësit: 2 rriska ananas; 4 gota ujë (1 litër). Përgatitja: Së pari, 2 rriskat ananas i vendosni në blender. Shtoni ujin dhe përzieni për 4 minuta. Në fund, e derdhni në një gotë dhe e pini. Rekomandohet ta pini 4 herë në ditë.

FARAT E LIRIT Farat e lirit janë një nga ushqimet që mund ta përdorni për dhimbjet në nyja. Janë të pasura me aminoacidet omega 3. Përbërësit: 1 lugë fara të lirti (10 g) 2gota ujë (500 ml) Përgatitja: Së pari, ujin e derdhni në një enë dhe e vloni. Më pas, shtoni farat e lirit. Prisni derisa të vlojnë, më pas ndalni zjarrin dhe e lini të pushojë për 7 minuta. Në fund, e derdhni në gotë dhe e pini dy herë në ditë.

HITHRAT Përbërësit pikant të hithrave që shërbejnë për mbrojtjen e bimës janë efektivë edhe në reduktimin e dhimbjes në nyja. Kanë efekt diuretik që ndihmojnë në eliminimin lëngjeve në nyjat që kanë pësuar inflamacion. Përbërësit: 1 lugë gjethe të hithrave (15 g); 2gota ujë (500 ml); 1lugë mjaltë (7.5 g). Përgatitja: Ngrohni ujin derisa të fillojë të vlojë dhe më pas shtoni hithrat. Ndalni zjarrin dhe lini të pushojë për 7 minuta. Në fund, shtoni një gotë mjaltë. Pini 1 gotë në ditë.

ÇAJ XHENXHEFILI Konsumimi i çajit të xhenxhefilit çdo ditë po ashtu mundet të jetë i dobishëm për ata që vuajnë nga dhimbjet në nyja pasi kanë substanca kundër inflamacioneve dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili (9 g); 2gota ujë (500 ml). Përgatitja: Vloni ujin dhe shtoni xhenxhefilin e bluar. Prisni derisa të vlojë mirë, më pas ndaloni zjarrin dhe e lini edhe për 7 minuta. Në fund, e derdhni në një gotë dhe e pini dy herë në ditë.

SHAFRANI Shafrani është i shkëlqyeshëm për dhimbjet në nyja. Përmban një përbërës aktiv që ka veti kundër inflamacioneve dhe vepron si antioksidues. Përbërësit: 1 lugë shafran (5 g); 2gota ujë (500 ml). Përgatitja: Shtoni shafranin në ujë dhe e vloni. Kur të fillojë të vlojë, ulni temperaturën dhe e lini të pushojë për 7 minuta. E derdhi në gotë dhe e pini, preferohet në mëngjes dhe në mbrëmje.

ÇAJ NGA HUDHRAT Hudhra është e dobishme për të gjithë ata që vuajnë nga artiri dhe dhimbjet në nyja falë dy përbërësve që përmban, squfurit dhe selenit. Përbërësit: 3 thelpinj të shtypur të hudhrës; 2 gota ujë (500 ml); 1 lugë mjaltë (7.5 g). Përgatitja: Shtoni hudhrën dhe ujin në një enë dhe i vloni. Kur të fillojë të vlojë, ulni temperaturën dhe e lini të pushojë për 7 minuta. Më pas e derdhni në gotë. Shtoni 1 lugë mjaltë. Mund ta pini 2 herë në ditë.


(Kosova Sot)