Pija freskuese që parandalon formimin e gurëve në veshka

  • 16 July 2018 - 13:44
Pija freskuese që parandalon formimin e gurëve në veshka
Vera me gjasë është stina më e 'gjallë' e vitit, kur shumicën e kohës e kalojmë në natyrë, nëpër aktivitete argëtuese, shëtitje dhe shoqëri. Gjatë krejt kësaj kohe duhet pasur kujdes të pini sasi të mjaftueshme të ujit dhe të jeni të hidratuar. Këtu ju ndihmon edhe një pije e caktuar e cila është shumë freskuese që parandalon formimin e gurëve në veshka. Besoni apo jo, limonadën që gjatë verës duhet ta pini në sasi sa më të mëdha shkaku i freskimit, në fakt largon mundimet me gurët në veshka. Citratet e kaliumit shumë shpesh përdoren si tretman kundër gurëve në veshka, e ekspertët theksojnë se efektin e njëjtë e kanë edhe ushqimet natyrale që e përmbajnë. Në rend të parë janë lëngjet nga limoni dhe limeja. Citratet parandalojnë formimin e kristaleve në veshka dhe në këtë mënyrë pakësojnë rrezikun për shfaqjen dhe formimin e gurëve në veshka. Limoni dhe limeja janë ushqime të pasura me citrat, por zakonisht i dëmtojmë me sasi të madhe të sheqerit kur ju aplikojmë. Provoni të pini limonadë me pak sasi të sheqerit dhe mos shtoni ëmbëltues. Nëse keni probleme me gurët në veshka, këtë verë pini limonadë si masë parandaluese derisa edhe ju freskon. 

(Kosova Sot)