HUMBNI NË PESHË PËRMES DIETËS ME TËRSHËRË

  • 16 July 2018 - 15:36
HUMBNI NË PESHË PËRMES DIETËS ME TËRSHËRË

Dieta me tërshërë është bërë shumë popullore viteve të fundit, pasi në mënyrë të shpejtë dhe efektive humb kilogramët. Megjithëse është plan detoksikues dhe mund të përdoret vetëm për disa ditë, është plan i hatashëm për të humbur në peshë. Tërshëra, si një nga llojet më të kompletuara të drithit, përmes nutrienteve forcon aktivitetin metabolik, tretjen

DOBITË E DIETËS ME TËRSHËRË Përfshirja e tërshërës në menynë e përditshme është plan detoksikues pasi e rrit ritmin e metabolizmit. Përmban pak kalori dhe ka efekt ngopës që parandalon të ndiheni në ankthe. Tërshëra është burim i rëndësishëm i energjisë që kontribuon në performancat e mira fizike dhe psikike. Karbohidratet në këtë ushqim treten ngadalë, që parandalon rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.

DIETA ME TËRSHËRË PËR TË HUMBUR DERI 2.5 KILOGRAMË NË PESË DITË Opsionet për kafjall: Tri lugë tërshërë, një gotë qumësht të skremuar dhe një lugë kumbulla të thata. Një gotë tërshërë, qumësht perimesh dhe një 'smoothie' me banane. Një gotë jogurt grek me dy lugë tërshërë.


OPSIONET PËR DREKË: Një sallatë të mesme me perime me gjethe të gjelbër, me vaj ulliri dhe speca: një lugë tërshërë dhe një porcion të vogël mish pule. Supë me tërshërë dhe gjoks pule të pjekur. Tri lugë bollgur dhe një tas me sallatë të përzier me pulë të copëtuar.

OPSIONET PËR DARKË: Një gotë jogurt grek me dy lugë tërshërë dhe një mollë. Një tas me sallatë të gjelbër dhe një gotë qumësht të skremuar me tërshërë. Supë pule me perimet dhe tre lugë bollgur.

ZAMRA PËR MËNGJES DHE PASDITE: Një gotë bollgur dhe një grusht arra. Një mollë të copëtuar me një lugë bollgur. Një "smoothie" me tërshërë, dredhëza dhe banane. Një tas bollgur. Sallatë frutash.

(Kosova Sot)