Dieta që pastron enët e gjakut

  • 16 July 2018 - 13:47
Dieta që pastron enët e gjakut
Në vend se të brengoseni sa hani, nevojitet të kushtoni vëmendje faktit se çfarë hani dhe do t'ia dilni të hiqni kilogramët e tepërt. Në vijim ju sjellim dietë për tre ditë, e përbërë nga ushqimet e shëndetshme.

DITA E PARË:

Kafjalli: drithëra me jogurt pa yndyrë si dhe lëng të shtrydhur nga portokalli i freskët. Zamra: Pemë sipas dëshirës.
Dreka: Patate të pjekur me lëvore me lyerje nga djathi pa yndyrë dhe spinaq, sallatë të gjelbër. Zamra: Pemë të freskëta sipas dëshirës apo një grusht pemë të thata. Darka: Bukë të thekur, sallatë me domate dhe borzilok.


DITA E DYTË:

Kafjalli: Lyerje me djathë pa yndyrë dhe jogurt; Zamra: Pemë sipas dëshirës;
Dreka: Qofte me perime, bukë integrale sallatë sipas dëshirës; Zamra: Pemë të freskëta ose një grusht pemë të thata;
Darka: Makarona integrale, salcë perimesh.

DITA E TRETË:

Kafjalli: Omëletë nga tre të bardhë të vezës, qumësht pa yndyrë, bukë të thekur integrale. Zamra: Pemë sipas dëshirës.
Dreka: Supë me perime, oriz integral dhe kërpudha, sallatë sipas dëshirës. Zamra: Pemë të freskëta sipas dëshirës apo një grusht pemë të thata.
Darka: Keksë me drithëra integrale, jogurt pa yndyrë.