Lëvorja e mandarinës, efikase kundër kollitjes

  • 18 July 2018 - 08:37
Lëvorja e mandarinës, efikase kundër kollitjes
Nëse keni problem me kollitje, si dhe nëse përdorimi i ilaçeve nuk ju ka bërë punë, atëherë provojeni edhe lëvoren e mandarinës, për të cilën kohët e fundit thuhet se e shëron kollitjen dhe e pastron fytin. Bluani 50 gramë lëvore të mandarinës dhe vendoseni në kavanoz. Mbi lëvoren e bluar qitni një gotë vodkë apo 40% alkool. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni që të qëndrojë në vend të errët. Më pas merreni nga një lugë pas ushqimit, bashkë me një lugë mjaltë. Ky ilaç shëron kollitjen dhe pastron fytin. 

(Kosova Sot)