Ushqimet më të shëndetshme

  • 10 August 2018 - 15:38
Ushqimet më të shëndetshme

Nutricistët sugjerojnë që ta zgjedhim ushqimin më të shëndetshëm mesdhetar, pasi që tash e një kohë të gjatë njihet për efektin e dobishëm për shëndetin. • Limoni është burim për vitamina C, për të cilin dihet se është antioksidues i fortë. Konsiderohet se limoni posedon efekt antibiotik. • Brokoli është burim i hatashëm për vitamina C, si dhe folate, vitamina A, vitamina B6, kalcium, hekur dhe kalium. • Arrat janë burim i mirë për bakër dhe mangan, që ndikojnë si antioksidues dhe përmbajnë acidin elagjik, që ndikon kundër tumoreve. Studimet kanë treguar se si arrat ndikojnë në elasticitetin e enëve, të cilat zgjerohen kur organizmit i nevojitet qarkullim i shtuar i gjakut. • Drithërat janë burim i duhur për karbohidrate, përkatësisht niseshtenë dhe kanë indeks të ulët glikemi. Janë të pasura me vitaminat e kompleksit B dhe me vitaminat e kompleksit E, si dhe me fibra. • Mollët përmbajnë pektinë, që japin ndjenjën e ngopjes, acidin tanik që pamundëson grumbullimin e yndyrës në mëlçi, bioflavonoide, që forcojnë efektin e vitaminave C. • Vera e zezë përmban antioksidues dhe fitonutriente. Një gotë në ditë mbron nga arteroskleroza, sëmundjet kardiovaskulare. Është burim i shkëlqyeshëm për vitamina B12, vitamina D, selen dhe aminoacidet omega-3. Përveç që ndikon mirë për shëndetin e zemrës, vitamina D përmirëson edhe shëndetin e eshtrave.

 

 

(Kosova Sot)