Tani ka kohën, zbuloni arsyet pse duhet të hani shalqi çdo ditë. Janë 10 arsye të forta

  • 15 August 2018 - 13:02
Tani ka kohën, zbuloni arsyet pse duhet të hani shalqi çdo ditë. Janë 10 arsye të forta

Shalqini është një nga frutat më të lëngshme e të shëndetshme për organizmin. Ai është jashtëzakonisht i pasur me vitamina, minerale dhe fibër. Përfitimet që njeriu merr nga shalqini janë të mëdha.

Më poshtë mund të mësoni nga AgroWeb.org, vlerat e mëdha të shalqinit dhe sigurohuni që të mos të mungojë më në tryezat tuaja. Mund ta përfshini në sallata të ndryshme të gjelbra shoqëruar me djathë sipas dëshirës.

Shëndeti I Zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.

Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje Për Gjymtyrët
Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.

Disa studime, të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët
Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit.

Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e Lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.

Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti I Syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit.

Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.

Zbutja E Lëkurës
Shalqini përmban vitaminat A, B6 dhe C të cilat ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë e të lëmuar.

Shalqinin mund ta shfrytëzoni edhe si një maskë lëkure duke përzier lëngun e tij me kos.

Mbajeni 10 minuta dhe më pas shpëlajeni.

Më Shumë Energji
Uji, antioksidantët dhe amino acidet tek shalqini e bëjnë atë ideal për njerëzit që kryejnë aktivitete fizike intensive.

Shalqini përmban edhe shumë kalium, një mineral që ushqen muskujt dhe garanton më shumë energji.

Sheqeri Në Gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.

Tretja
Njerëzit që vuajnë nga koliti nuk duhet t’i thonë ‘jo’ shalqinit sepse është një frut shumë i lehtë për t’u tretur.

Shalqini është i butë dhe i lëngshëm ndaj nuk i bën dëm stomakut.

(Kosova Sot)