Pini gjysmë litri ujë para gjellës dhe humbni pesë kilogramë

  • 17 August 2018 - 07:56
Pini gjysmë litri ujë para gjellës dhe humbni pesë kilogramë
Harroni trajnerët personal[ dhe sallatat e ndryshme për drekë. Uji do të mund të jetë gjëja kyçe në heqjen e kilogramëve shtesë. Studimi i fundit ka bërë me dije se konsumimi i gjysmë litri ujë para gjellës do të mund t'u ndihmonte personave të rritur në humbjen e kilogramëve shtesë. Për nevojat e studimit, janë përzgjedhur rreth 84 persona, që vuanin nga mbipesha, e të cilët ishin vëzhguar për 12 javë rresht. Ata me këtë rast ishin ndarë në dy grupe. Grupi që kishte konsumuar gjysmë litër ujë gjysmë orë para ushqimit, njëjtë sikurse edhe grupi tjetër, por se këta që kishin konsumuar gjysmë litër para gjellës kishin humbur hiq më pak se 4.3 kilogramë. Ekspertët nga universiteti në Birmingem thonë se bukuria e këtij zbulimi është se sa e thjeshtë që është. Nuk ka ku të shkojë më lehtë se të konsumoni gjysmë litri ujë para gjellës e më pas të humbi për tri javë pothuajse pesë kilogramë. Studimi ishte publikuar në revistën mjekësore "Obesity". Tashmë këto rezultate do të provojnë të vërtetohen në numër të madh të njerëzve.  

(Kosova Sot)