Eliminoni erën e keqe të gojës me këtë pije

  • 17 August 2018 - 10:33
Eliminoni erën e keqe të gojës me këtë pije

Era e keqe e gojës mund të jetë shumë e vështirë për t’u eliminuar. Ka shumë produkte që premtojnë zgjidhjen e këtij problemi, por ato mund të jenë mjaft të shtrenjta dhe gjithashtu të prodhuara nga kimikatet.

Ky artikull do t’ju paraqesë një ilaç natyral, i cili do t’ju ndihmojë të shkatërroni erën e keqe të gojës një herë e përgjithmonë!

Përbërësit:

2 limona
1 gotë ujë të vakët
Gjysma e një luge gjelle kanelle
1 lugë çaji bikarbonati
1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Shto lëng limoni së bashku me kanellën dhe mjaltin në një shishe së bashku me bikarbonat.Më pas, shtoni një gotë me ujë të vakët dhe shkundeni mirë. Përdorni 1 ose 2 lugë gjelle nga ky ilaç natyral për të bërë gargarë me të dhe pështyheni pas disa minutash.

Kanella eliminon bakteret që shkaktojnë frymëmarrje të keqe. Mjalti ka veti antibakteriale dhe bikarbonati ju ndihmon të zbardhni dhëmbët tuaj. Si përfundim ajo aromë e keqe do zhduket qoftë nga goja juaj qoftë nga e partnerit.

(Kosova Sot)