PESHKU DHE FRUTAT ME LËVORE TË FORTË, PËR PJELLORI TË SHËNDETSHME

  • 17 August 2018 - 12:13
PESHKU DHE FRUTAT ME LËVORE TË FORTË, PËR PJELLORI TË SHËNDETSHME
Ushqimi i shëndetshëm para dhe pas shtatzënisë ndërlidhet me reduktimin e rrezikut nga anomalitë e zemrës te fëmijët, tregon studimi i fundit i bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të dhëna e grumbulluara te rreth 19.000 pjesëmarrës sugjerojnë se ushqimi ideal nënkupton më shumë mish peshku të freskët, pastaj pemë dhe perime, si dhe fruta me lëvore të fortë. Pjesëmarrëset e studimit kishin dhënë të dhënat e mënyrës s ushqyerit gjatë 12 muajve, para se të mbeten shtatzënë dhe pas këtij procesit. Në vendet e zhvilluara, anomalitë në zemër te porsa të lindurit janë mjaft të shpeshta, e në pjesën e Mesdheut, këto janë më të rralla, e sipas ekspertëve kjo ndodh se në ushqimin e tyre përdoret më shumë peshku dhe arrat, lajthitë dhe vaji i ullirit.

(Kosova Sot)