KËRPUDHAT NË KËMBË, JA DISA ILAÇE NATYRALE

  • 18 August 2018 - 12:34
KËRPUDHAT NË KËMBË, JA DISA ILAÇE NATYRALE
Nëse vuani nga infeksionet me kërpudha në këmbë dhe nuk dini si t'i shëroni, ja disa propozime natyrale. Disa gjëra që mund t'i bëni përditë janë: këmbët dhe duart le të jenë të pastra dhe të thata, mbani këpucë të rehatshme, çorapë të pastra pambuku e thonjtë t'i mbani të shkurtë. Soda e bukës përdoret po ashtu në këtë drejtim. Shtoni gjysmë gotë sodë të bukës, ¼ e gotës me 3 për qind hidrogjen peroksidi dhe gjysmë lugë kripë të hidhur në 4 gota ujë të ngrohtë. Përzieni, më pas shtoni ¼ e gotës uthull. Futni këmbët në këtë përzierje, i mbani për 10 minuta. I pastroni më pas dhe i thani.

(Kosova Sot)