ANTIBIOTIKËT SHTOJNË RREZIKUN PËR DIABET, TIPI 2

  • 18 August 2018 - 15:57
ANTIBIOTIKËT SHTOJNË RREZIKUN PËR DIABET, TIPI 2
Nëse merrni shumë antibiotikë, kjo sipas ekspertëve dhe paralajmërimeve të tyre, do të mund të shtonte gjasat që të prekeni nga diabeti, tipi 2. Sipas tyre, njerëzit që përdorin antibiotikë për një periudhë kohore prej 15 viteve, për 53 për qind janë më të rrezikuar nga kjo sëmundje. Në studim kishin marrë pjesë rreth 1.4 milion pacientë, të cilët në mënyrë të qartë kishin treguar lidhjet midis antibiotikëve dhe diabetit. Antibiotikët janë të dizajnuar të vrasin bakteret që shkaktojnë infeksionet. Por, antibiotikët vrasin po ashtu edhe disa nga bakteret e "mira" në zorrë, të cilat njihen për ndikimin tyre në tretje dhe në metabolizmin. Një alternativë e mundshme shpjegon se personat ende të padiagnostikuar mund të jenë më të prirë për të pësuar infeksione dhe me këtë gjasë përdorin antibiotikë. Njerëzit që kishin marrë pesë apo më shumë përshkrime brenda 15 viteve, për 53 për qind ishin më të rrezikuar nga diabeti, në krahasim me ata që kishin marrë vetëm një përshkrim.

(Kosova Sot)