Fuqia e bimës që vjen drejtpërdrejt nga kopshti

  • 29 August 2015 - 10:45
Fuqia e bimës që vjen drejtpërdrejt nga kopshti

Dihet që vitamina C është antioksiduesi kryesor në trupin e njeriut, i cili neutralizon ndikimin e radikalëve të lirë e të rrezikshëm. Përqendrimi i radikalëve të lirë ndërlidhet me shumë sëmundje, me diabet, kancer, astmë dhe disa sëmundje tjera. Majdanozi është bimë e pasur me shumë elemente kryesore, që drejtpërdrejt ndikojnë në organizmin e njeriut, transmeton Kosova Sot Online.

Në majdanoz më së shumti ka kalium, kalcium, fosfor, hekur, magnez, mangan, bakër dhe mikroelemente të tjera të dobishme.  Për detoksim të shkëlqyeshëm është e preferuar të zieni çaj nga majdanozi.

Pos pastrimit, shërben edhe për forcimin e gjëndrave të lukthit, kundër sëmundjeve të zemrës, veshkave e do të ndikojë edhe në përshpejtimin e metabolizmit. Në majdanoz gjenden edhe dy përbërës shumë të rëndësishëm – apioli dhe miristicina.

Falë tyre, rrjedhja e urinës në masë të madhe shtohet,e kjo ndikon në largimin e infeksioneve nga kanali urinar. Flavonoidet me të cilat është i pasur majdanozi ndikojnë si antioksidues, e pos tyre, majdanoz është i pasur edhe me vitamina A dhe C. 

(Kosova Sot)