Apnea mund të shkaktojë humbje të memories

  • 29 August 2015 - 18:23
Apnea mund të shkaktojë humbje të memories

Njerëzit me apne gjatë gjumit (frymëzënie të pjesshme) arrijnë rezultate më të këqija në testet hapësinore të memories, thotë një studim i ri.

“Ka disa dëshmi te kafshët, të cilat thonë se gjumi REM, apo faza e gjumit kur shohim ëndrra, ka rëndësi për memorien hapësinore, por kjo ende nuk është dëshmuar te njerëzit”, thotë Dr. Andrew Varga, udhëheqësi kryesor i studimit.
“Memoria hapësinore” iu ndihmon njerëzve që të mbajnë mend sesi t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, apo ta dinë për shembull se ku e kanë lënë çelësin. Mendohet se njerëzit mund të kenë problem me formimin e memorieve të reja hapësinore nëse gjumi i tyre i thellë dhe ai i cekët ndërpriten. Njerëzit me apne gjatë gjumit, përjetojnë disa pauza në frymëmarrje, të cilat mund të zgjasin nga disa sekonda, deri në disa minuta.