Xhenxhefili, ilaç i fortë për shumë shqetësime

  • 30 August 2015 - 09:35
Xhenxhefili, ilaç i fortë për shumë shqetësime

I natyrshëm dhe i shëndetshëm.

Xhenxhefili ka shije të veçantë, e cila nuk u pëlqen të gjithëve, por në shumë kultura ai njihet si ilaç

 

Forcon memorienImage

Një studim i bërë në Tajlandë ka treguar se te femrat e moshës 50 deri 60-vjeçare, që kanë konsumuar rregullisht xhenxhefil, pas gjashtë muajsh është parë një përmirësim i funksioneve kognitive dhe i memories. Shkencëtarët thonë për këtë shkak se xhenxhefili mund të jetë i dobishëm për parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. Preferohet që brenda ditës të hamë rreth 100 g xhenxhefil të gërryer, të shtuar në gjella të ndryshme.



Ilaç natyror kundër dhembjesImage

Falë vetive antiinflamatore, xhenxhefili mund të ndihmojë te dhembjet e nyjave dhe muskujve, meqë vepron si analgjetik. Disa studime të reja thonë se xhenxhefili mund të veprojë edhe si zbutës i simptomave të artritit. Nëse ndieni dhembje, mjafton që ta pini një çaj të xhenxhefilit.

 

 

AlergjitëImage

Xhenxhefili është i njohur edhe si ilaç i mirë kundër shenjave klasike të alergjisë, sikur që janë shkuarja e hundës, sytë e përlotur dhe kollitja. Nëse pini një pije të nxehtë me limon, mjaltë dhe xhenxhefil, atëherë simptomat e alergjive do të zbuten doemos.


QetësuesImage

Xhenxhefili ka efekt qetësues në të gjitha organet, sidomos në organet e tretjes. Ata që vuajnë nga sindromi i zorrëve irritabile, me simptoma të fryrjes dhe gazrave, atëherë mund të pinë ujin ku është zier xhenxhefili. Pijen e tillë më së miri është që ta pini në bark të thatë.


Për një vijë vitaleImage

Disa studime e kanë klasifikuar xhenxhefilin në gjësendet ushqimore që rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak, duke luftuar kështu edhe kilet e tepërta. Xhenxhefili është i mirë edhe për parandalimin e diabetit, te personat që kanë predispozicion për këtë sëmundje. Përpos kësaj, xhenxhefili pengon trashjen te barku dhe beli, e cila është më e dëmshmja.