Ky ilaç i njohur në masë të madhe shton rrezikun për sulm në zemër

  • 12 September 2018 - 15:47
Ky ilaç i njohur në masë të madhe shton rrezikun për sulm në zemër

Studimi më i fundit ka treguar se ilaçi "diklofen" në disa raste e shton mundësinë e sulmit në zemër deri më 50 për qind. Duke vëzhguar më shumë se 6 milionë të rritur ka ardhur në përfundim se ky ilaç kundër dhimbjeve është shumë më i dëmshëm sesa ilaçet e tjera që ofrohen. "Diklofeni" përdoret për zbutjen e gripit, dhimbjes së dhëmbëve dhe dhimbjeve në nyja, e përdorimi i tyre është i shpeshtë te të gjitha moshat. Problemet me zemrën kishte bërë që ky ilaç të shitet pa recetë. Ekspertët danezë që në vitin 1996 kanë filluar vëzhgimin e 6,3 milionë njerëzve që i kishin kategorizuar në bazë të asaj se sa ishin gjasat për probleme me zemër - ultë, mesatar dhe të shtuar. Ishte dëshmuar se "diklofeni" në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhej me sëmundjet si puna e keqe e zemrës, sulmi në zemër dhe sulmi në kokë. Sa më shumë që ishte përdorur, rreziku ishte më i madh. Madje, edhe sasitë e vogla mund ta dëmtojnë gjendjen e zemrës, sulmin në zemër dhe në tru.  

 

 

(Kosova Sot)