Recetat më të mira shtëpiake kundër afteve dhe çfarë i shkakton ato

  • 14 September 2018 - 17:31
Recetat më të mira shtëpiake kundër afteve dhe çfarë i shkakton ato

Aftet janë të vogla, plagë që shkaktojnë shumë dhimbje që shfaqen në thellësinë e mukozës së buzëve. Mund të janë të bardha, të hirta ose të verdha. Më së shpeshti shfaqen në majën apo këndet e gjuhës, nga ana e brendshme e faqes. Edhe se nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, dhimbja e tyre irriton.

SODA E BUKËS

Në një lugë përgatitni një pastë nga soda e bukës dhe uji. Largoni buzën nga mishi i dhëmbëve dhe me ndihmën e shkopit për pastrimin e veshit e vendosni ilaçin drejt në afte. E lini të thahet për 10 deri 15 sekonda. Soda e bukës e qetëson të djegurën, e mbyll gojën dhe e dezinfekton.

UJË PËR SHPËLARJE

Përzieni një lugë me hidrogjen peroksid 20 për qind dhe gjysmë gotë ujë të vakët. Shtoni një lugë sodë të bukës dhe një lugë kripë përzieni derisa përbërësit të shkrihen. Me këtë ujë për 30 sekonda shpëlani gojën dhe e pështyni. Përsëriteni disa herë në ditë. Çfarë i shkakton aftet: - Gjenet, - Lëndimet me brushë të dhëmbëve, ushqime të grimcuara, - Djegia nga ushqimi tepër i njelmët apo tepër pikant, - Ndryshimet hormonale dhe stresi, - Mungesa e vitaminave B dhe mentaleve si hekurit, zinkut dhe acidi folik, - Rënia e imunitetit, - Alergjitë dhe disa ilaçe

 

(Kosova Sot)