Origano – antibiotiku më i fortë natyral

  • 31 August 2015 - 08:04
Origano – antibiotiku më i fortë natyral

Origano është bimë mesdhetare, e cila vlerësohet të jetë njëra ndër bimët më shëruese në botë. Në fakt, edhe vaji i saj është shumë i çmuar, që merret nga të gjitha llojet e bimës së origanos përmes një procesi të veçantë të destiluar, në mënyrë që të mos humbasë përbërësit shërues, transmeton Kosova Sot Online.

Përbërësit shërues të vajit të organos

Materia më e vlerësuar dhe më e shëruar në vajin e origanos është substanca “carvackrol”, e cila posedon përbërës të fortë antibakterial.  Shkencëtarët britanikë kanë vërtetuar se vaji i organos është efikas kundër 25 llojeve të ndryshme të baktereve, sidomos kundër baktereve që shkaktojnë infeksion te zorra e trashë, të thatit dhe infeksioneve të lëkurës. Pos se shkatërron bakteret, vaji i origanos ka efekt të fortë kundër gripit, ftohjes.

Efekti kundër kancerit

Vaji i origanos do të mund të zërë vend në terapinë kundër kancerit. Shkencëtarët kanë  testuar substancën “carvacrol” në qelizat e kancerit, duke vëzhguar efektin e tij në qelizat malinje.

(Kosova Sot)