Lufton sëmundjet e zemrës, e ju ndoshta e përdorni gabimisht

  • 31 August 2015 - 10:24
Lufton sëmundjet e zemrës, e ju ndoshta e përdorni gabimisht

Konsumimi i mishit të peshkut ndërlidhet me shkallë të ulët të rrezikut për sëmundje të zemrës, infarkt, depresion dhe sëmundje të Alzheimer-it. Por, mënyra se si e hani është kyçe rreth asaj se si do të ndikojë, transmeton Kosova Sot Online.

Përdorni yndyrat e mira!

Para zierjes, filetë e peshkut duhet t’i lyeni me vaj ulliri ose kokosi, apo lyeni me salcë, si domatet e thara. Nëse kjo nuk ju pëlqen, pas përgatitjes mund t’i imtësoni me avokado, arra.

Shtoni erëza bimore!

Ekzistojnë shumë erëza dhe bimë me të cilat mund t’i erëzoni frutat e detit. Prej hudhrës së thjeshtë e deri te përzierjet mediterane. Mund të provoni edhe me limonin e freskët, hudhër të bluar, majdanoz, xhenxhefil e spec të kuq. Eksperimentoni dhe gjeni atë që ju përshtatet juve.

E ftohni

Me një koktej, dijeni që të gjitha llojet e peshkut mund të shërbehen të ftohta, pas përgatitjes. Mund ta shtoni në sallatë dhe ta përzieni në sallatën të cilës do t’i shtoni perime të ndryshme dhe makarona, oriz. Mund ta shtoni edhe në sallatë të marinarëve me tranguj të freskët apo me sallatë të zakonshme të gjelbër. 

(Kosova Sot)